MPJTJ e dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë

MPJTJ e dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur sot në Shkup, ku janë djegur automjete në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë.

Në reagimin zyrtar, Ministria thekson se institucionet kompetente tashmë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave që lidhen me ngjarjen.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i jep mbështetje të plotë institucioneve kompetente për zhvillimin e një hetimi të shpejtë, efikas dhe transparent, me qëllim identifikimin e përgjegjësve dhe sanksionimin e tyre në përputhje me ligjin”, thuhet në reagim.

Nga Ministria bëjnë të ditur se mbeten në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe se do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet lidhur me këtë rast.

MARKETING