MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Sudan

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se me vëmendje ndjek zhvillimin e situatës në Republikën e Sudanit.

Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga Ambasada e RMV-së në Kajro, si Përfaqësi diplomatiko-konsullore kompetente për Sudanin, për momentin nuk ka shtetas të RMV-së me banim në këtë vend, dhe në të njëjtën kohë që nga fillimi i tensioneve në vend, nuk është regjistruar asnjë thirrje nga qytetarët e RMV-së që kanë nevojë për ndihmë.
“Me këtë rast, apelojmë nëse ka shtetas tanë që ndodhen në territorin e Sudanit të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin e telefonit +201033615542 dhe adresën elektronike [email protected]. mk, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme në telefonin SOS + 389 75 273 732 dhe adresën: [email protected]”, thonë nga MPJ Maqedoni.
Ndryshe, lufta për pushtet në Sudan ka shkaktuar bombardime të rënda në kryeqytet, me qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur.

MARKETING