MPB: Policia ka gjetur bjeshkatarët që kishin humbur në rrethinën e Tetovës

MPB: Policia ka gjetur bjeshkatarët që kishin humbur në rrethinën e Tetovës

MPB njofton se dje (03.11.2024) në ora 22:10 mbi fshatin Përshevcë, Tetovë, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinistët, të cilët ishin denoncuar si të humbur.

“Më datë 03.11.2024 në ora 22:10 mbi fshatin Përshevcë, Tetovë, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinistët nga fshati Bogovinë, fshati Lisec, fshati Rakovec, fshati Përshevcë dhe Tetova, në gjendje të mirë shëndetësore, pasi në orën 21:30 A.R nga Bogovina e Tetovës ka raportuar se nuk ka mundur të kontaktojë me ta”. “Gjegjësisht, gjatë ditës kanë shkuar në malin mbi fshatin Përshevcë për të shkuar në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshtit”, dhe lokacioni i fundit nga i cili kanë kontaktuar ka qenë kur kanë qenë te “Tre çezmat” afër kufirit me Kosovën. Personat janë dërguar për ekzaminim në Spitalin klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

MARKETING