MPB po kontrollon shkuarjen e Gashit në Kosovë

MPB po kontrollon shkuarjen e Gashit në Kosovë

Kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme – lidhur me udhëtimin e kryeparlamentarit Afrm Gashi me vetura zyrtare në Kosovë.

Nga Policia thonë se shërbimet e tyre kompetente po i bëjnë kontrollet e nevojshme për këtë rast.

“Ju njoftojmë se janë duke u bërë kontrollet përkatëse nga shërbimet kompetente në MPB për konstatimin e gjendjes faktike, pas së cilës do ta njoftojmë opinionin” thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përndryshe, automjetet zyrtare përdoren me urdhër të përshtatshëm udhëtimi, me arsyetim për qëllimin për të cilin përdoren automjetet, kohëzgjatjen dhe kostot e udhëtimit.

MARKETING