MPB për vrasjen në Tetovë: Bastisje në tri lokacione, sende të sekuestruara dhe një person i arrestuar

MPB për vrasjen në Tetovë: Bastisje në tri lokacione, sende të sekuestruara dhe një person i arrestuar

Policia dhe Byroja për Siguri Publike kanë ndërmarrë masa për gjetjen e personit për të cilin ekziston dyshimi se është autor i mundshëm në lidhje me ngjarjen në të cilën më 07.05.2024 në Tetovë, një person i cili ka qenë në mjetin “Mercedes” ka shtënë në drejtim të mjetit “BMW” në të cilin ndodhej personi me iniciale R.T (39), i cili ka ndërruar jetë lëndimet e marra.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës janë kryer bastisje në tri lokacione në fshatin Gajre, nga të cilat janë sekuestruar sende që mund të jenë të dobishme për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një person është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për intervistë informative. Veprimet e përgjithshme ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Publike kompetente dhe në të gjithë rastin nga momenti i parë janë të përfshirë zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë për Krime në BSP”, njoftojnë nga MPB.

Sipas informatave jozyrtare, vrasja ka të bëjë me rastin e krismave që ndodhën më 11 janar 2024 ku para Spitalit të Tetovës me armë zjarri u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve ndërroi jetë disa ditë më vonë.

MARKETING