MPB për sulmin e policëve në veri: Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi

MPB për sulmin e policëve në veri: Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të sotme në veri të vendit.

MPB ka thënë se grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi.

Ministria thotë se sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit.

“Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi. Në të dy rastet, nga të cilat janë dëmtuar 2 automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i Policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak. Përkundrazi, ka vigjilencë të shtuar të Policisë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar çdo eskalim të mundshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.

MARKETING