MPB me detaje zyrtare për incidentin e armatosur në Haraçinë: Të plagosur janë dy persona
MPB ka dalë me detaje zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri në Haracinë. Nga policia njoftojnë se dy persona janë të plagosur.
“Sot (01.04.2024) në orën 13.25 në SPB Shkup është denoncuar se në hyrje të Haraçinës, një person mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kryetarit të Haraçinës R.I i cili ka qenë së bashku me disa persona. Gjatë kësaj janë lënduar dy persona, të cilët kanë qenë së bashku me kryetarin. Kryetari i komunës nuk është i lënduar, dhe nuk janë të sakta as spekulimet në një pjesë të portaleve se është lënduar një zyrtar policor. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB, raporton SHENJA.