MPB konfirmon: I rremë alarmi për bombë në “City Mall”
Një alarm për vendosje bombash në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas autoriteteve, gjatë ditës së sotme në adresën elektronike të MPB-së është pranuar një mesazh kërcënues, ku pretendohej se në ambientet e qendrës tregtare ishin vendosur mjete shpërthyese.
Menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie, duke kontrolluar brendësinë dhe perimetrin e objektit.
Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë dhe se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

