MPB: Ka baza për dyshim për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

MPB: Ka baza për dyshim për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se pas vrasjes së djeshme të R. T. (39) në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë baza dyshimi për autorin e mundshëm.

Dje është raportuar për vrasjen në orën 20:35, pas së cilës policia në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ka formuar një ekip, i cili ka bërl inspektim të rrugës “Shtipska në Tetovë” pas së cilës janë evidentuar provat dhe gjurmët.

“Janë marrë dëshmi për ekspertizë si dhe automjeti në të cilën ka qenë R.T dha janë dërguar për përpunim, kurse trupi i tij me urdhër të prokurorit publik është dërguar për autopsi. Inspektorët e policisë kanë marrë në pyetje dëshmitarë në ngjarjes dhe po ashtu janë bërë kontrolle dhe ka dyshime të bazuara për kryesin e mundshëm të veprës”, thonë nga MPB.

MARKETING