MPB jep detaje për aksidentin në rrugën Rashçe-Saraj
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të datës 2 janar 2025, kur një automjet udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar.
Aktualisht, MPB nuk ka ofruar informacion të detajuar lidhur me numrin e pasagjerëve të pranishëm në automjet. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë dërguar menjëherë efektivët e policisë dhe ekipe të urgjencës mjekësore, ndërsa njësiti special “Tigrat” është angazhuar për të ndërmarrë masa për nxjerrjen e automjetit nga lumi.
Po ashtu, në vendin e aksidentit ndodhet edhe prokurori publik, i cili po udhëheq hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.