MPB: Gjoba për 149 shoferë në Shkup, 37 për tejkalim shpejtësie

MPB: Gjoba për 149 shoferë në Shkup, 37 për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës ë djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 149 masa prej të cilave 37 janë për tejkalim shpejtësie, 8 për vozitje pa leje, 18 për parkim jo të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar gjoba për katër automjete të paregjistruara, shtatë gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 4 për kalim në të kuqe.

Nga MPB njoftojnë se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

MARKETING