MPB: Arrestohet 42-vjeçari pasi në shtëpinë e tij u gjet marihuanë
Një 42-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi policia gjeti marihuanë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në fshatin Slansko, në komunën e Makedonski Brod.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 3 korrik, rreth orës 20:45, nga nëpunësit policorë të NJPB Makedonski Brod.
Gjatë bastisjes, e cila është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, janë gjetur marihuanë, një thërrmuese dhe një peshore digjitale me gjurmë të marihuanës.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

