MPB: Alarmi për bombë është i rremë

MPB: Alarmi për bombë është i rremë

Njësiti antiterror i MPB-së, pasi ka marrë njoftim për një bombë të vendosur në objektin e Bankës Popullore në qendër të Shkupit, sot ka kontrolluar objektin dhe ka konstatuar se ishte njoftim i rrejshëm.

“Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se raporti për bombë që pretendohet se është vendosur në objektin e Bankës në Shkup është i rremë. Falë protokolleve të sigurisë të vendosura vitin e kaluar për institucionet dhe të zbatuara, siguria është e garantuar në shkallë të lartë”, thonë nga MPB.
Ministria u bën apel qytetarëve që të mos shqetësohen.

“Institucionet kanë obligim të ndjekin dhe zbatojnë masat e Qeverisë në tërësi dhe në këtë mënyrë të forcojnë sigurinë e objekteve të tyre”, thanë ata.

Në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023, thuajse çdo ditë kishte kërcënime me bomba ndaj shkollave, qendrave tregtare dhe institucioneve qeveritare, të cilat të gjitha ishin false. /SHENJA/

MARKETING