MPB: 197 gjoba për shoferët në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 197 gjoba për shoferët në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 gjoba, nga të cilat 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për vozitje pa patentë shofer, 13 parakalim të kundërligjshëm të automjeteve. Janë vendosur katër gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër sanksione për kalim në semafor të kuq.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING