Mourinho mbetet me “gishta në gojë”, derbi kryeqytetas i takon Lazios

Mourinho mbetet me “gishta në gojë”, derbi kryeqytetas i takon Lazios

Lazio ka fituar derbin e madh të kryeqytetit italian, duke e mundur me rezultat 1:0 Romën, në kuadër të javës së 27-të të Serie A.
Romën e ka penalizuar shumë fakti se nga minuta e 32-të mbetet me një lojtar me pak.

Futbollisti Ibanez u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

closevolume_off
Përjashtimi i tij ndodhi për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj një lojtarit të Lazios.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit titullar për Lazion, duke treguar lojë jashtëzakonisht të mirë.

Në minutën e 65-të, Mattia Zaccagni ka realizuar për fitoren e Lazios.

Lazio aktualisht renditet në vend të dytë me 52 pikë dhe lë pas vetes Interin me 50, Milanin 48, AS Romën 47, Atalantën 45 etj.

Interi ka një ndeshje me pak që sonte (20.45) ndeshet me Juventusin.

MARKETING