Mourinho konfirmon se Zaniolo dëshiron të largohet

Jose Mourinho ka konfirmuar se Nicolo Zaniolo dëshiron të largohet nga Roma. Por, trajneri portugez ka theksuar se Zaniolo do të jetë pjesë e Romës edhe pas këtij muaji. Sipas Mourinhos, ofertat e pranuara nuk janë të denja për të.

“Drejtori foli për këtë, mendoj se bëri mirë. E rëndësishme është që ne fituam dhe luajtëm si ekip. Unë kam mendimin tim dhe ndjesinë time se ai do të jetë pjesë e jona më 1 shkurt. E kuptoj që Zaniolo dëshiron të largohet, kjo është ajo që ndjej”, ka thënë Mourinho pas fitores së Romës të dielën ndaj Spezias, 2:0. Interesim të madh për mesfushorin 23-vjeçar kanë shprehur Milani, Tottenhami, Newcastle dhe Real Madridi.

MARKETING