Mot pjesërisht me vranësira dhe i ngrohtë, pasdite në pjesët veriore reshje lokale shiu

Mot pjesërisht me vranësira dhe i ngrohtë, pasdite në pjesët veriore reshje lokale shiu

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Në orët e mesditës, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri 29 gradë.

 Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira, pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.

Nga DPHM-ja njoftuan se nga e enjtja deri të shtunën do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë. Ndryshim të motit me reshje lokale dhe rënie të temperaturës ditore pritet nga e diela.

MARKETING