Mot i vranët me periudha dielli, në fund të ditës dhe natës reshje lokale të shiut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 5 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 23 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në fund të ditës do të ketë reshje të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.
DPHM informon se deri të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave dhe erë të fuqishme. Në ditët e fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë.