Monza shkarkon Nestan, pasuesi i tij gjendet pas dy orësh
Monza ka konfirmuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian Alessandro Nesta dhe tashmë dihet emri i pasuesit të tij të mundshëm.
Klubi është në vështirësi në Serie A dhe Nesta ka “humbur” punën pas humbjes ndaj Juventusit.
“Monza konfirmon se Alessandro Nesta është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon trajnerin për gjithçka që ka bërë dhe i uron më të mirat në të ardhmen”, shkruan në deklaratën e klubit të Monzas.
Monza është në vendin e fundit në tabelë me 10 pikë të fituara në 17 ndeshje të luajtura.
Klubi i drejtuar nga Adriano Galliani tani përballet me rivalët e drejtpërdrejtë Parma dhe Cagliari, ndaj pritet emërimi i një trajneri të ri.
Kontrata e Nestas ishte e vlefshme deri në fund të sezonit, por kishte një opsion për vazhdimin e bashkëpunimit, gjë që në fund nuk ndodhi.
Ai do të pasohet nga ish-trajneri i Veronës, Salvatore Bocchetti, vendim që erdhi pas dy orësh.