Miratohet Programi vjetor për punën e Qeverisë – rritja ekonomike dhe negociatat e suksesshme me BE-në ndër prioritetet

Miratohet Programi vjetor për punën e Qeverisë – rritja ekonomike dhe negociatat e suksesshme me BE-në ndër prioritetet

Qeveria sot e miratoi Programin për punën në vitin 2023, i cili, siç bëri të ditur, është në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike të përmbajtura në Programin qeveritar për periudhën 2022-2024.

Sigurimi i rritjes ekonomike të përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse,  standard dhe cilësi  të jetesës për qytetarët, avancim të tranzicionit energjetik, investim në efikasitetin energjetik dhe zhvillim të gjelbër, ulje të ndotjes së ajrit dhe ndikim të ndryshimeve klimatike, përballje me pasojat nga pandemia globale e shkaktuar nga KOVID-19-19 dhe krizat e tjera, menaxhim të suksesshëm të negociatave inkuadruese  me BE-në, si dhe avancim të politikës së mbrojtjes në funksion të zhvillimit, pavarësisë, integritetit territorial, sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë kolektive, janë vetëm një pjesë e qëllimeve prioritare.

Prioritetet strategjike, siç thekson Qeveria, janë edhe sigurimi i sundimit të të drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit, ngritja e cilësisë së arsimit në dispozicion për të gjithë, sipas kërkesës së tregut të punës, zhvillim dhe promovim të kulturës dhe sportit, administratë publike profesionale dhe efikase të mbështetur me digjitalizim intensiv, strukturë optimale dhe procese dhe teknika inovative, zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtim të një shteti civil me kohezion etnik dhe social mbi parimet e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. 

MARKETING