Ministria e Shëndetësisë: Derë më derë për t’i vaksinuar të gjithë fëmijët

Ministria e Shëndetësisë ka nisur aktivitetet në terren në kuadër të një fushate të gjerë për promovimin e imunizimit, e cila po zbatohet së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Fushata do të përfshijë 20 komuna (120 vendbanime, rurale dhe urbane), ku është regjistruar një mbulim më i ulët i fëmijëve të vaksinuar sipas kalendarit për imunizimin e detyrueshëm, si dhe vaksinimin kundër Covid-19. Mbi 30 ekipe të personelit mjekësor nga qendrat shëndetësore në vend shkojnë “derë më derë”, pra vizitojnë familjet ku ka persona të pavaksinuar.

MARKETING