Ministria e Kulturës shkarkon drejtorin e Ansamblit, Shkodran Tolaj
Ministria e Kulturës ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare (AKVSH), Shkodran Tolaj.
Ndërkaq ky i fundit ka reaguar ndaj këtij vendimi me anë të një statusi në facebook.
Reagimi i plotë i Tolajt në facebook:
Sot, më 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV!
Të dashur miq, bashkëpunëtorë dhe kolegë!
Sot me 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV, simbolikisht datë e cila na kujton edhe sulmin më të madh ndaj demokracisë në SHBA!
Sot nuk do shkruaj për punën dhe sukseset e panumërta të ansamblit shqiptar sepse na duhen ditë të tëra për një rezyme! Puna dhe veprat flasin vet dhe për to do flasë më së miri koha!
Më vjen keq që “ kapja” e institucionit nga vazalët mbetet kryefjalë e kësaj qeverie e cila di vetëm të rrënojë, siç ishim dëshmitarë të vërsuljes ndaj ansamblit, në këto dy muaj të fundit!Me gjasë, ky rrënim do vazhdojë tutje, sepse tashmë puthadorët e vazalët e kanë dëshmuar se s’kanë takat për punë të mira!
Ndaj këtij epilogu të pritshëm për mua dhe të gjithë, me një inspektim dhe vendime arbitrare , nga sot ka filluar ankimimi në të gjitha instancat ligjore dhe administrative të RMV- së!
Krenar dhe ballëlart sot e përgjithmonë për gjithçka që ndërtuam së bashku me qindra bashkëpunëtorë të cilët i falenderoj nga zemra! Deri në triumfin kundrejt maskaradës së zëvendësministrit Sedat Sulejmani me shokë, inspektorit Zoran Markozanov dhe vendimeve të ministrit të kulturës Zoran Lutkov, mirë u pafshim!
Misioni vazhdon dhe ska gjë që e ndalë! Bashkë do të ritakohemi në skenat e njejta dhe në një kohë më të bardhë për shqiptarët në RMV!
I juaji, Shkodrani!