Ministria e Bujqësisë: Janë paguar 49.658.739,00 denarë për 761 prodhues të orizit

Ministria e Bujqësisë: Janë paguar 49.658.739,00 denarë për 761 prodhues të orizit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) njofton se janë paguar gjithsej 49.658.739,00 denarë për 761 përfitues në kuadër të pagesës së mbështetjes direkte për orizin e dorëzuar tek blerësit ose përpunuesit e regjistruar, gjatë periudhës nga data 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025.

Sipas MBPEU, përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë aplikuar për nënmasën 1.1. “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për të gjitha kulturat fushore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Ata duhet të kenë mbjellë dhe korrur oriz dhe ta kenë dorëzuar prodhimin tek blerës dhe/ose përpunues të regjistruar, gjatë periudhës nga 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Përmbushja e kushteve për mbështetje financiare është e mundur për deri në 8.000 kilogramë oriz të papërpunuar për hektar të deklaruar, sipas nënmasës 1.1. të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

MARKETING