Ministri i Jashtëm turk në Shqipëri, viziton Xhaminë e Namazgjasë

Ministri i Jashtëm turk në Shqipëri, viziton Xhaminë e Namazgjasë

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka arritur për vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa para takimeve të nesërme, sonte vizitoi Xhaminë e Namazgjasë në ndërtim e sipër në Tiranë dhe u takua me biznesmenë turq, raporton Anadolu.

Në një postim në “X”, Ministria e Jashtme publikoi fotografi të vizitës së kryediplomatit turk në xhaminë në Tiranë, ku arriti sot për vizitë zyrtare.

Në fotografi, Fidan shihet duke inspektuar xhaminë dhe duke biseduar me qytetarë.

Ministri i Jashtëm Fidan po ashtu është takuar edhe biznesmenë turq që veprojnë në Shqipëri.

MARKETING