Ministri i Jashtëm kinez pret në takim homologun e tij iranian mes tensioneve për Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm kinez pret në takim homologun e tij iranian mes tensioneve për Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, zhvilloi të mërkurën bisedime me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në Pekin, raportoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve Xinhua e Kinës, transmeton Anadolu.

Vizita e ministrit Araghchi realizohet përpara samitit të planifikuar të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Pekin me Presidentin kinez, Xi Jinping, nga 14-15 maji, mes tensioneve për Ngushticën e Hormuzit, e cila mbetet e bllokuar.

Ky shënon takimin e parë ballë për ballë të Araghchit me homologun e tij kinez që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet kundër Iranit më 28 shkurt. Të dy kanë zhvilluar disa telefonata gjatë konfliktit.

MARKETING