Ministri i Jashtëm i Turqisë dhe homologu iranian diskutojnë zhvillimet rajonale në bisedë telefonike
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi të martën bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve në vazhdim, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Anadolu.
Dy ministrat kanë vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme për gjetjen e zgjidhjeve për konfliktet, thanë burimet.

