Manasievski: A qëndrojnë drejtpërdrejt Filipçe dhe Zaev pas Iva Mihailovës, si partnerë të Rumen Radevit dhe Bullgarisë?

Manasievski: A qëndrojnë drejtpërdrejt Filipçe dhe Zaev pas Iva Mihailovës, si partnerë të Rumen Radevit dhe Bullgarisë?

VMRO-DPMNE ka kërkuar nga institucionet kompetente të hetojnë nëse ka pasur ndikim nga ish-kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë përgatitjes së raportit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Iva Mihailovës, raportonm SHENJA.

MARKETING

Shik.mk

Në një konferencë për media, zëdhënësi i partisë, Valentin Manasievski, ngriti dyshime për përfshirjen e mundshme të Zaevit dhe Filipçes në këtë rast. Megjithatë, partia nuk paraqiti prova për përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë.

Sipas Manasievskit, raportin mjekësor të Iva Mihailovës e ka përgatitur neurologu Ivan Barbov, i cili në vitin 2017 ishte emëruar drejtor i Klinikës së Neurologjisë, gjatë kohës kur LSDM-ja ishte në pushtet.

VMRO-DPMNE kërkon përgjigje nga Zaev dhe Filipçe lidhur me dyshimet se mund të kenë ndërhyrë në përgatitjen e raportit. Partia gjithashtu pretendon se në raport përmendet se një metodë e caktuar trajtimi nuk është e disponueshme në Maqedoninë e Veriut, por në Bullgari.

Partia kërkon që institucionet ta shqyrtojnë rastin dhe të përcaktojnë nëse ka pasur ndërhyrje apo ndikim të jashtëm gjatë përgatitjes së dokumentit mjekësor. /SHENJA/

MARKETING