Ministri gjerman: Kosova është në presion masiv nga Serbia, e njohim këtë model të destabilizimit

Ministri gjerman: Kosova është në presion masiv nga Serbia, e njohim këtë model të destabilizimit

Ministri federal gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir, ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia.

Sipas tij, Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia, me ç’rast e ka përmendur edhe “mospërfshirjen” e Vuçiqit në aktin terrorist.
“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njohim këtë model të destabilizimit”, ka shkruar ai.

Këto deklarata të tij vijnë në prag të vizitës së tij në vendin tonë.

MARKETING