Minçev: Maqedonia ngadalë, por sigurt po njihet si lidere në rajon për reforma
Ministri i Administratës Publike, GOran Minçev e rrumbullakësoi pjesëmarrjen në Konferencën ministrore në Budvë, të mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, me një sërë takimesh bilaterale me kolegë të tij dhe përfaqësues të lartë nga rjaoni dhe nga BE-ja, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në fushat kyçe reformuese.
Siç kumtoi Minsitria e Administratës Publike, në fokus të bisedimeve ishin reformat në administratën publike, të cilat Minçev i potencon si parakusht thelbësor për përparim të shtetit drejt BE-së. Ai theksoi se bëhet fjalë për një proces që shkon më larg se adaptimet në administratë, përkatësisht për transformim të hollësishëm të institucioneve në servis efikas të qytetarëve.

Në takimin bilateral me ministrin nga Kosova, Lulëzon Jagxhiu, ishte diskutim i hapur për zgjidhje dhe praktika konkrete të cilat tashmë japin rezultate, m ç’rast ministri Minçev e ceki rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mësimit të ndërsjelltë. Ai shprehi kënaqësi që proceset reformuese në Maqedoni po njihen gjithnjë e më shumë si shembull pozitiv në rajon.
Në bisedimet me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Greqisë, Janis Fustanakis, u shqyrtuan mundësitë për zhvillim dhe avancim të Akadmeisë për administratë publike, si dhe për vendosje të një[ bashkëpunimi më intensiv me Qendrën e tyre nacionale për administratë publike.

Plotësisht, në takimin me Françesko Leonen, këshilltar i ministrit të Administratës Publike të Italisë, fokusi u vendos në përforcimin e kapaciteteve të nëpunësve administrativë dhe thellimin e bashkëpunimit përmes programeve të Shkollës nacionale për administratë publike të Italisë.
Me këto aktivitete, ministri Minçev ehe njëherë e konfirmoi pëozitën e Maqedonisë së Veriut so partnere aktive dhe kredibile në proceset rajonale dhe evropiane, qëndron në kumtesën nga Ministria e Administratës Publike.

