Milot Rashica shënon gol në fitoren e thellë të Galatasarayt

Milot Rashica shënon gol në fitoren e thellë të Galatasarayt

Galatasaray ka regjistruar një tjetër fitore për të bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit në Superligën e Turqisë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore të thellë ndaj Kayserispor.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “NEF” përfundoi me rezultatin 6:0.

Milot Rashica kontribuoi me gol në këtë fitore, teksa luajti për 66 minuta. Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i golit të dytë në këtë përballje.

Për Rashicën ishte ky goli i tij i katërt këtë sezon në elitën e futbollit turk, krahas edhe katër asistimeve.

Mauro Icardi shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar het-trik, teksa humbi edhe një penallti. Nga një gol shënuan edhe Kerem Akturkoglu dhe Nicolo Zaniolo.

Vlen të theksohet se mysafirët luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 45-të, kur u përjashtua Majid Hosseini.

Galatasaray pas kësaj fitore ka 66 pikë në krye të tabelës, nëntë më shumë se Fenerbahce, që ka tani një ndeshje më pak.

Kayserispor ndodhet në pozitën e shtatë me 44 pikë.

MARKETING