Milani tregon forcën ndaj Lazios, rrëmben vendin e katërt

Milani tregon forcën ndaj Lazios, rrëmben vendin e katërt

Milan bindi ndaj Lazios në takimin e javës së 34-të të Seria A, të cilin e fitoi me rezultatin 2-0.

Sfida nuk nisi shumë mirë për vendasit, me Leaon që la fushën në minutën e 11’ pas një dëmtimi.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas Bennacer do të gjente rrugën drejt rrjetës dhe do i jepte avantazhin ekipit të tij.

Perla e kësaj sfide ishte goli i Theo Hernandez në minutën e 29’, i cili mori një asist nga portieri Maignan dhe fare i vetëm kaloi skuadrën e Lazios për të realizuar golin e dytë. Vlen të theksohet se ky është asisti i dytë në karrierë për portierin francez.

Fraksioni i dytë erdhi më i qetë me takimin që u mbyll me rezultatin 2-0.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj e nisi këtë takim në rolin e titullarit dhe luajti për 68 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Pellegrini.

Pas javës së 34-ët të Seria A, Milan ngjitet në zonën e Champions League, në vend të katërt me 61 pikë, teksa Lazio qëndron në vend të dytë me 64 pikë.

 

MARKETING