Mijëra peshq të ngordhur mbulojnë lagunën e tharë në Meksikën e goditur nga i nxehti

Mijëra peshq të ngordhur mbulojnë lagunën e tharë në Meksikën e goditur nga i nxehti

Mijëra peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e një lagune në shtetin verior të Meksikës.
Ngordhja e tyre në Lagunën Bustillos, pranë qytetit të Anahuac në Chihuahua, erdhi gjatë periudhave të gjata të thata dhe pasi temperaturat janë kanë arritur mbi 40 gradë Celsius . Nivelet e ujit të lagunës janë jashtëzakonisht të ulëta, thanë zyrtarët.
Një formë e thatësirës po prek gati 90% të Meksikës, shkalla më e lartë që nga viti 2011, sipas të dhënave të qeverisë. Shteti Chihuahua është goditur veçanërisht rëndë me pjesën më të madhe të territorit të tij të përfshirë nga nivelet më ekstreme të thatësisë.

Në lagunë kishte shumë më pak ujë për të jetuar peshqit, dhe uji i mbetur ishte i cilësisë së dobët, sipas Irma de la Pena, kreu i Departamentit të Ekologjisë në qytetin e Cuauhtemoc.

“Kur sasia e ujit zvogëlohet, ndotësit bëhen më të përqendruar dhe për këtë arsye ato prekin edhe speciet që jetojnë këtu”, tha De la Pena.

Vdekjet masive të peshqve në këtë zonë kanë ndodhur në vitet e mëparshme kur laguna u tha duke bllokuar peshqit.

MARKETING