Mickoski uron CDU-në për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani

Mickoski uron CDU-në për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani

Kryeministri Hristijan Mickoski ka uruar CDU-në për fitoren e saj në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

“Urime për fitoren e rëndësishme të CDU-së në zgjedhje. Ky sukses është një konfirmim i besimit që qytetarët gjermanë kanë në lidershipin dhe në parimet mbi të cilat është themeluar CDU-stabiliteti, zhvillimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të demokracisë kristiane evropiane. Le të bashkëpunojmë së bashku për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa është në kërkim të ndryshimit”, thekson Mickoski në urimin e postuar në profilin e tij në Facebook.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme në Gjermani, blloku konservator CDU/CSU i udhëhequr nga Friedrich Merz fitoi 29 për qind të votave, përpara Alternativës për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, e cila është në vendin e dytë, me rreth 20 për qind besim. Social Demokratët (SPD) e kancelarit Olaf Scholz janë të tretët me 16 për qind, të ndjekur nga të Gjelbrit me 13.5 për qind të votave.

Të Gjelbrit dhe të Majtë po hyjnë gjithashtu në Bundestag, ndërsa Partia Demokratike e Lirë (FDP) dhe Partia Arsyeja dhe Drejtësia (Bundestag) e Sarah Wagenknett janë nën pragun zgjedhor.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rekord prej 84 për qind.

MARKETING