Mickoski: Nuk mund ta përmbushim kërkesën e BE-së për çmimin e energjisë elektrike

Mickoski: Nuk mund ta përmbushim kërkesën e BE-së për çmimin e energjisë elektrike

Kryeministri Hristijan Mickoski tha gjatë vizitës së sotme në Ohër se do të përmbushen të gjitha kushtet nga Axhenda e Reformave të kërkuara nga BE-ja, përveç dy prej 10 kushteve, përfshirë atë për liberalizimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëri.

MARKETING

Description of image

“E para është ajo që kërkon që shteti të mos furnizojë 100 përqind të energjisë elektrike për amvisërit. Nëse pranojmë atë që pranoi qeveria e mëparshme, atëherë faturat e familjeve do të jenë 25, madje 30 përqind më të larta.

Ne me vetëdije nuk do ta pranojmë këtë, sepse duhet të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se kushti i dytë që aktualisht nuk mund të përmbushet është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për të cilin tha se nevojitet një konsensus.

MARKETING