Mickoski: Nuk kemi biseduar me VLEN-in për statusin e veteranëve të UÇK-së
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se mes subjektit që ai drejton dhe koalicionit VLEN nuk ka pasur bisedime që edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së të kenë të drejtat e tyre, njëlloj siç kërkohet përmes zgjidhjes ligjore për mbrojtësit maqedonas.
“Jo, nuk kemi biseduar për atë temë, qëndrimin tonë e kemi bërë publik shumë herë: “Branitellat” e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time”, tha Mickoski.
Në vërejtjen e gazetares se kryetarja e komisionit kompetent parlamentar, Ilire Dauti, nuk e vë në diskutim ligjin për “branitellat”, Mickoski fillimisht tha se pyetja duhet t’i bëhet asaj, por më pas shtoi se ligjin ajo duhet ta vendosë në seancë.