Mickoski: Ligjet për korridoret tashmë janë në Kuvend

Mickoski: Ligjet për korridoret tashmë janë në Kuvend

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se propozim ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d vetëm se kanë arritur në Kuvend me flamur evropian.

“Publiku do të jetë i vëmendshëm në periudhën e ardhshme pasi kemi mungesë të debatit publik lidhur me këto projekte madhore infrastrukturore dhe kapitale. Ne do të duhet të debatojmë në këtë mënyrë publikisht.

Kemi marrë informacione se ligjet janë tashmë në Kuvend dhe nuk do të komentoj sot, por do t’ia lë Zyrës së Komisionit Evropian që t’i komentohet gjatë ditës. Nëse nuk ndodh, nga nesër do të hapim një debat publik për atë çështje, sepse versionet që pamë në seksionin 5, në këto propozime janë bosh.

I ftoj ambasadat e vendeve të BE-së që të japin mendimin e tyre për atë që ka bërë Qeveria sot”, tha Mickoski.

MARKETING