Mickoski: Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje

Mickoski: Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje dhe se vendi është në fazë konsolidimi. Ai sqaroi se kur kishte përmendur “së shpejti zgjedhje”, kishte menduar për zgjedhje të rregullta.

“Ka parti që frikësohen nga ajo deklaratë për zgjedhjet. Qëndrimi im është se këtë vit nuk ka zgjedhje, ky vit është i konsolidimit. Do të doja të kemi zgjedhje të rregullta. OBRM-PDUKM çdo herë është e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë, por fokusi ynë është të kemi reforma dhe ta rrisim standardin e qytetarëve”, tha Mickoski.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime në opinion dhe nga partitë opozitare, të cilat kërkuan sqarime për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Disa analistë politikë vlerësojnë se deklaratat e tilla rrisin tensionin në skenën politike.

MARKETING