Mickoski: Kampusi i UNT-së do të bëhet, provokimet nuk kalojnë!

Mickoski: Kampusi i UNT-së do të bëhet, provokimet nuk kalojnë!

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Qeveria ka ndarë 34 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”. Ai tha se ky projekt do të zgjasë disa vite.
“Ashtu siç paralajmërova në të kaluarën, ashtu edhe për projektin e këtij kampusi, bëhet fjalë për projekt zhvillimor që do ta zgjasë disa vite. Unë e di çfarë dëshirojnë tani, ja universiteti Nënë Tereza, është universitet që mësimi zhvillohet në shqip dhe të krijojnë mllef te maqedonasit pse tani te shqiptarët investohet dhe jo tek maqedonasit. Ky është provokimi. Duhet ta dini ata që i bëjnë këto provokime se ku kalojnë ata, ne ka kohë që jemi kthyer ”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

MARKETING