Mickoski: Dy ditë më parë “Bechtel dhe Enkës” janë paguar 120 milionë euro

Mickoski: Dy ditë më parë “Bechtel dhe Enkës” janë paguar 120 milionë euro

Vazhdojnë akuzat për qeverinë nga opozita në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se shteti para dy ditësh  ia ka paguar shumën prej 120 milionë eurosh kompanisë “Bechtel dhe Enka”, kompanisë që do të ndërtojë   korridoret  8 dhe 10D.

MARKETING

Description of image

“Kam informacione të sigurta se para dy ditësh janë transferuar para nga thesari përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore , rreth 7 miliardë e 250 milionë denarë, përkatësisht rreth 120 milionë euro. Unë supozoj se paratë tashmë duhet të derdhen në llogarinë e kompanisë kontraktore për këto pjesë të korridoreve 8 dhe 10d”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski ka përsëritur  se nuk janë kundër ndërtimit të korridoreve, as kundër që kompania të mbrojë interesat e saj, por janë  kundër siç thotë Mickoski,  shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore nga politikanët aktualë në pushtet. /SHENJA/

MARKETING