Mickoski: Deri më tani nuk ka ftesë zyrtare për takim liderësh

Mickoski: Deri më tani nuk ka ftesë zyrtare për takim liderësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot informoi se për takimin e paralajmëruar të liderëve nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, deri në këtë moment nuk ka ftesë zyrtare për takim, nuk dihet as agjenda apo formati i takimit të mundshëm.

“Ne si koalicion, si VMRO-DPMNE, grupi ynë i deputetëve nuk do t’i përkrahë. Çfarë do të bëjmë më tutje? Mendoj se edhe për këtë duhet biseduar, por paraprakisht le të presim, ta shohim formatin, vendin, kohën dhe ditën. Praktikisht, nuk kemi asgjë përveç deklaratave të Dimitar Kovaçevskit në opinioin publik”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

MARKETING