Mickoski: Ambasadorët po përzihen në punët e brendshme të shtetit

Mickoski: Ambasadorët po përzihen në punët e brendshme të shtetit

Hristijan Mickoski kritikon ambasadorët e jashtëm në vend se po përzihen në punët e brendshme të shtetit. Referuar deklaratave të ambasadorëve të SHBA-ve dhe të BE-së se nuk duhet të pezullohen Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve, Mickoski porosit që nëse ata kanë një zgjidhje më të mirë, le ta tregojnë dhe se është i gatshëm ta bisedoj me ata, ne mënyrë që siç tha të përmirësohet  përqindja e ulët e besimit në gjyqësor.

“Tashmë është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Në të njejtën kohë, po ata thonë se situata me sundimin e ligjit është katastrofale, në të gjitha raportet e tyre thonë se krimi dhe korrupsioni lulëzon, besimi në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve është 2-3%, është e dukshme që gjërat nuk funksionojnë. Ja ne kemi ofruar zgjidhje. Nëse ata dijnë një zgjidhje më të mirë, le të vijnë dhe ta thonë, jam i gatshëm të bisedojmë”, ka deklaruar Mickoski. /SHENJA/

MARKETING