Mexhiti: Ta dinin qytetarët se Artani do të jetë zëvendëskryeministër, BDI-ja nuk do t’i fitonte zgjedhjet

Mexhiti: Ta dinin qytetarët se Artani do të jetë zëvendëskryeministër, BDI-ja nuk do t’i fitonte zgjedhjet

Nënkryetari i BDI-së dhe njëri nga krerët e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti në tubimin para qytetarëve të Çairit tha se BDI-ja nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet, nëse qytetarët do e kishin ditur se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër.

“Nëse qytetarët do e kishin ditur se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër, BDI nuk do të kishte marrë 15 deputetë dhe nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet”, deklaroi Mexhiti.

“Ne kemi pasur më pak pushtet, më pak ministra e deputetë, në periudhë më të vështirë, por kemi arritur më shumë suksese”, tha më tej Mexhiti.

MARKETING