Mexhiti: Pyetje për 1 milion dollarë është se kush e solli Grubin në BDI?

Mexhiti: Pyetje për 1 milion dollarë është se kush e solli Grubin në BDI?

Nënkryetari i BDI-së, tha se është pyetje për 1 milion dollar të dihet se kush e solli Artan Grubin në BDI. Mexhiti tha se ai nuk ka asgjë personale kundër Artan Grubit, por se i dhemb për BDI-në, ngase, tha ai, 20 vitet më të mira të jetës ia ka dedikuar kësaj partie.

“E shoh tendencën për tjetërsim dhe e luftojë këtë tendencë aq sa mundem. Përndryshe atë e kam shok klase, babën e tij e kam emëru zv/drejtor deri në pension në shkollën Vasill Gllavinov, me vëllaun e tij kam studiuar, i njoh familjarisht dhe kur ka themeluar shoqatën Zgjohu, kur e larguan nga ambasada e Holandës, zyret i ka pasur nga komuna e Çairit, ne kemi patur partneritet me organizatat joqeveritare”, u shpreh Izet Mexhiti në “Intervistë në SHENJA”.

Ai tha se fillimisht ka hyrë si shef kabineti të Ali Ahmetit, por shtoi, Mexhiti, se edhe Artani edhe Bujar Osmani nuk kanë qenë të zgjedhur në kongres të partisë.

MARKETING