Izet Mexhiti: Mirë se erdhe në Shkup miku im, kryeministër Albin Kurti!
Njëri nga drejtuesit e VLEN-it dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka pritur në Shkup kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Mire se erdhe në Shkup, miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti në Facebook, duke shoqëruar postimin me tone miqësore.
Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me temat e diskutimit mes dy zyrtarëve. Nuk është e qartë nëse takimi ka qenë i natyrës zyrtare apo lidhet me ndonjë aktivitet tjetër, si vizitë kulturore apo partiake.

