Mexhiti: Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet

Mexhiti: Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti si dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Unionit Studentor. Mexhiti në këtë takim ka njoftuar përfaqësuesit e Unionit Studentor se në muajin korrik do të fillojë ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair.

“Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet. Së bashku me Visarin, sot takuam përfaqësuesit e Unionit Studentor të cilët i informuam se Plani ideor për ndërtimin e Leximores dhe Qendrës rinore ka përfunduar dhe se ndërtimi fillon në muajin korrik.

Përfaqësuesit e Unionit Studentor e mirëpritën këtë lajm, që është tejet i mirë se ardhur duke patur parasysh edhe kërkesën e kahmotshme të tyre dhe të shumë të rinjve të tjerë, për të pasur Leximore dhe Qendër rinore enkas për rininë”, ka shkruar Mexhiti në facebook.

MARKETING