Mexhiti: Kërçova do të ketë sistem kolektor dhe stacion filtrues

Mexhiti: Kërçova do të ketë sistem kolektor dhe stacion filtrues

Pas një stagnimi shumëvjeçar dhe punës joadekuate të qeverisë së kaluar dhe ish-ministrave të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Qeveria me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,  në seancën e sotme e miratoi Informatën për realizimin e projektit për përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në Kërçovë, kumtoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

“E ndërmorëm këtë hap sepse qytetarët e Kërçovës e meritojnë këtë projekt, dhe meqenëse që në fillim u vunë re probleme me organizimin dhe kapacitetin e kontraktorit, u detyruam ta ndërpresim kontratën me kontraktorët të cilët, pavarësisht paralajmërimeve dhe takimeve të shumta, nuk treguan përparim të dukshëm, dhe më 5 dhjetor 2024 kishin kaluar 21 nga 24 muajt e planifikuar të ndërtimit, dhe realizimi ishte vetëm 17 përqind”, tha Mexhiti.

Ai informoi se në periudhën e ardhshme, përmes një prokurimi publik shumëvjeçar, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të sigurojë fonde buxhetore për këtë projekt, sepse fondet e parashikuara IPA në kuadër të Programit Operacional Sektorial për Mjedisin dhe Veprimin Klimatik, periudha programore 2014-2020, nuk do të mund të përdoren për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kontraktorit.

“Me këto mjete do të investohen në mbi 20 lokacione, përfshirë ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza Zajas – Kërçovë, i cili do të shtrihet nga Zajasi deri në hyrje të qytetit të Kërçovës dhe do të kalojë përgjatë lumit të Zajazit, dhe nga rrjetet ekzistuese përgjatë kolektorit Zajas – Kërçovë, ka rrjete sekondare që janë ndërtuar plotësisht në vendet Trapçin Dol, Strogomishtë të epër dhe të poshtëm. Këto rrjete sekondare janë të lidhura me kolektorin Zajas – Kërçovë. Është planifikuar ndërtimi i një kolektori kryesor të ujërave të zeza Zajas – Kërçovë me një gjatësi prej rreth 11 km. Duhet të pranojë ujërat e zeza nga vendbanimet Zajas, Greshnicë, Strogomishtë të epër dhe e poshtme, Kolibarë, Dllapkin Doll dhe Trapçin Doll. Ujërat e zeza nga kolektori i Zajasit-Kërçovës shkojnë në stacionin e trajtimit dhe pastrimit të ujërave të zeza”, informoi Mexhiti.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të investojë mbi një miliard denarë (1.088.550.000) gjatë katër viteve të ardhshme, 2025, 2026, 2027 dhe 2028, përmes prokurimit publik shumëvjeçar, për zbatimin e këtij projekti.

Projekti përfshin dy kontrata – një kontratë për punime ndërtimi për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës dhe një kontratë për mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore.

 

MARKETING