Mexhiti: Kemi shfuqizuar vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor ka shfuqizuar vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg, për çka qytetarët e kësaj ane kanë protestuar disa herë. Ministri Izet Mexhiti tha se është pro bizneseve, por jo kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve dhe dëmtimi i ambientit.
Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
“Baza e alfaltit nuk ka qenë e dëmshme vetëm për zonën ekonomike të Vizbegut, por edhe për qytetarët që jetojnë këtu përreth dhe me kontstatimin që mund të jetë edhe kancerogjene. Ne e ndihmojmë biznesin, jemi pro biznesit, por jo kur është në dëm të natyrës dhe të shëndetit të qytetarit. Prandaj, kemi sjellë vendim që të anulohet leja që është dhënë më herët nga Ministria e Ekologjisë nga Qeveria e kaluar”.
Zëvendëskryeministri Mexhiti tha se me përfaqësuesit e bizneseve në zonën industriale të Vizbegut do të diskutojnë edhe për të gjithë çështjet tjera që ata i tangojnë. Për bizneset prioriteti i tyre kryesor është ndërtimi i rrugës kryesore dhe atyre dytësore, në këtë pjesë mjaft të rëndësishme të kryeqytetit.