Mevlan Ademi: Nuk pranojmë “semi-zgjedhje”, gjuha shqipe nuk është çështje negociate
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore Shqiptare, dhe njëri nga organizatorët e protestës për provimin e jurisprudencës, ka shkruar se ata nuk pranojnë një “semi-zgjdhje” apo një zgjidhje e cila e le anash Ligjin për gjuhën shqipe.
“Ende pa parë një draft zyrtar, një gjë është e qartë.
Çdo tentativë për të ofruar një zgjidhje të pjesshme, një “semi-zgjidhje” apo një rrugë anash Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e papranueshme. Gjuha shqipe nuk është çështje negociate. Nuk është favor. Nuk është kompromis. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore.
Prandaj, nuk ka nevojë për interpretime të reja, verifikime shtesë apo procese që vetëm sa shtyjnë zbatimin e asaj që tashmë është e garantuar me ligj.
Zgjidhja nuk duhet shpikur. Ajo ekziston.Zbatoni ligjin. Pikë.”, ka shkruar Ademi. /SHENJA/

