Mevlan Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

Mevlan Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

Mevlan Ademi, një nga organizatorët e protestës studentore në Shkup, ka reaguar pasi në rrjetet sociale u publikua një video e shkurtër ku shihet një autobus i ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në pikën kufitare të Bllatës në Dibër.
Sipas pretendimeve të publikuara nga disa portale, në autobus ndodheshin studentë nga Shqipëria, të cilët pritej t’i bashkoheshin protestës së studentëve në Shkup lidhur me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Rasti ka nxitur reagime edhe në rrjetet sociale, ndërsa Ademi kërkoi që studentëve t’u lejohet hyrja pa pengesa.
“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar Mevlan Ademi.

MARKETING