Messi: Duam fitoren ndaj Bayern, ja çfarë do e bëjë diferencën!

Messi: Duam fitoren ndaj Bayern, ja çfarë do e bëjë diferencën!

Lionel Messi ka folur këtë të hënë për ndeshjen e Champions League kundër Bayern Munich, sfidë që do vendos se cila skuadër do vazhdojë rrugëtimin më tej.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të takimit që do luhet në “Allianz Arena”, argjentinasi u pyet për situatën e skuadrës së Paris Saint-Germanin përpara kësaj “finaleje të parakohshme”.

A ju dhanë shtytjen e duhur fitoret kundër Lille dhe Marseille për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Bayern Munichut?

“Po, ne po luftojmë për titullin. Mendoj se jemi përmirësuar në ndeshjen e fundit kundër Marseille dhe skuadra u forcua me këto fitore. Pas kësaj do të përpiqemi të bëjmë mirë dhe të japim gjithçka që të mundemi të kthejmë gjërat kundër Bayernit dhe të kualifikohemi. E rëndësishme të shkojmë në ndeshje me këtë gjendje shpirtërore. Le të shkojmë në Munich, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ashtu si e para. Gjithçka do të vendoset nga detajet e vogla, veçanërisht sepse është shumë e vështirë të fitosh në atë stadium. Por unë mendoj se nëse i bëjmë gjërat siç duhet, ne jemi në gjendje të fitojmë. Ne duam të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Champions League dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë.”

MARKETING